26.9 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Limaj i bindur: NISMA prej sot është në parlament, PZAP u tregua gardian i fuqishëm

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për Kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se PZAP me vendimin për të anuluar votat e ardhura nga Serbia është treguar ‘gardian i fuqishëm’ dhe se partia e tij tashmë është në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një komunikate të thirrur për media, Limaj ka thënë se nga sot Nisma dhe partnerët e koalicionit janë parti parlamentare dhe si të tilla do të përfaqësohen në parlament me gjashtë mandate.

“PZAP e ka kthyer në një masë integritetin e zgjedhjeve në Kosovë. PZAP sot ka dal si gardian i fuqishëm i zgjedhjeve dhe demokracisë së këtij vendi. Të gjithë ne duhet të i shprehim falënderimin këtij organi. Mirënjohje e respekt për ata burra e gra që nuk ranë në ndikim për të mos e respektuar ligjin. Siç e kemi thënë edhe para disa ditëve, KQZ ka shpallur rezultatin e rregullt por ai nuk është rezultat përfundimtar. Me rezultate të rregullt NISMA dhe AKR janë parti parlamentare. Dua të shpreh mirënjohjen time për dhjetëra publicistë që e kanë parë më të drejtë kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka thënë ai,
Sipas tij, ata thanë që nëse do të pranoheshin ato vota si të rregullta ato vota nuk do të kthehet integriteti në vend.

“Nga sot edhe me vendim të PZAP nisma dhe partnerët e koalicioni janë parti parlamentare. Ne kemi thënë se ne do të jemi pasi të largohen ato vota të kontrabanduara. Ne do të vazhdojmë fuqishëm në mbrojtje të ligjshmërisë. Nisma 5.012 % bashkë me parterët e koalicionit. Ne jemi me 6 mandate në parlamentin e Kosovë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit