2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Rashica në pozitën e Muriqit? Kështu përgjigjet sulmuesi vushtrrias

Rekomandime

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se ai është i gatshëm dhe nuk e problem që të luaj si sulmues tipik në vend të Vedat Muriqit, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë, për shkak të lëndimit

Kosova gjatë këtij muaji zhvillon dy ndeshjet më të rëndësishme dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’. ‘Dardanët’ më 14 nëntor luajnë në udhëtim te Republika e Çekisë, kurse më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e presin Anglinë.

Në prag të ndeshjes me çekët, Milot Rashica është paraqitur sot në konferencë për media. Ai ka thënë se nuk e ka problem që të luaj edhe si sulmues, duke marrë parasysh mungesën e Muriqit.

- Advertisement -

“Ka me qenë një mungesë shumë e madhe per ne duke e ditur formën në të cilën është duke kaluar. Të luaj si sulmues? Nuk ka problem për mua, unë e bëj këtë në Werder shumë shpesh” – ka deklaruar sulmuesi vushtrrias.

Ndryshe, ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet të enjtën me fillim prej orës 20:45.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit