Komenti interesant i trajnerit çek për ndeshjen e fituar të Kosovës ndaj Çekisë në Prishtinë

    0
    80

    Kombëtarja e Republikës çeke është duke mbajtur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kosovën në Plzen.

    Çekët janë nikoqirë të Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45, në kuadër të grupit A në eliminatoret e Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’, raporton Zëri.info.

    Trajneri i Çekisë Jaroslav Silhavy në konferencën e sotme për shtyp ka folur në mes të tjerash edhe për ndeshjen e parë të cilën e fitoi Kosova 2:1 në Prishtinë.

    “Dua të them se e kemi nisur lojën mirë në Kosovë, por kemi bërë disa gabime”, pohoi Silhavy.

    “Këto ndeshje nuk duhet të përsëriten nesër në mbrëmje”, shtoi Silhavy.