8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

PDK: Lajm i rremë takimi i Veselit me partitë tjera, e dëmshme vonesa për Qeverinë

Rekomandime

PDK përmes një komunikate ka thënë se Kadri Veseli s’ka pasur kurrfarë takimi me liderët e partive tjera për formimin e Qeverisë. E kanë cilësuar lajm të rremë një informacion të tillë.

“Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar”, thuhet në reagimin e PDK’së.

- Advertisement -

PDK ka konfirmuar se Kadri Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë.

Partia e tretë ka kërkuar nga Vetëvendosje të mos vonohet në krijimin e Qeverisë pasi po dëmtohet Shteti.

“PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019. Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit