10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Aro Muric: Tifozët çekë bënin thirrje raciste

Rekomandime

Portieri i Kosovës Aro Muric është deklaruar pas ndeshjes Çeki – Kosovë për kualifikime në Euro 2020, ku dardanët u mposhtën me rezultat 2-1. Ai thotë se ndaj tij dhe lojëtarëve të tjerë të Kosovës u bënë thirrje raciste nga ana e tifozëve çekë.

- Advertisement -

Muric ka thënë se cekët fituan sepse ishin koncentruar në fitore dhe se kombëtarja kosovare nuk arriti t’i bëjë ballë.

“Po sonte ishin shumë të mira. Na kanë bërë presion, ne s’kemi mundur t’i bëjmë ballë”, ka thënë gardiani i kombëtares, raporton Gazeta Express.

Muric thotë se nuk e ka parë topin në golin e parë që ai e mori nga kombëtarja ceke, e cila me këtë ndeshje e siguroi kualifikimin.

- Advertisement -

“Nuk e pashë topin. Lojtarët u munduan ta bllokonin…”. tha Muric.

E ai ka treguar për thirrjet që u bënë ndaj tij nga tifozët cekë gjatë një ndërprerje të ndeshjes për shkak të lëndimit të Muriq.

- Advertisement -

“Kanë thënë gjëra raciste në gjërat e tyre. Ne u munduam të veprojmë si sportistë” , ka thënë portieri i Kosovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit