-0.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Parashikon Mushkolaj: Garë e ashpër për vendin e parë do të ndodhë mes këtyre partive politike

Rekomandime

Analisti politik, Imer Mushkolaj, parasheh garë të ngushtë për vendin e parë mes Lidhjes Demokratike, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike dhe koalicionit AAK-PSD, shkruan Gazeta Blic.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Gazeta Blic, Mushkolaj u shpreh se tani për tani është e vështirë të parashikohet se kush do të mund të del i pari në zgjedhjet e 6 tetorit, për shkak që sic tha ai “garës së ngushtë që pritet të ndodhë”.Mushkolaj shton se koalicioni NISMA-AKR, pritet të kenë ndikim të madh për përfundimit të zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re.

“Tash tu e pas parasysh kush po shkon në koalicion e kush vetë. Gara do të jetë shumë e fortë dhe e ngushtë mes katër subjekteve, PDK-së, LDK-së, VV-së dhe AAK-së/PSD-së. Nisma dhe AKR janë tjetër nivel. Kur po them nivel e kam fjalën që nuk është e madhe si subjekt, sa këto katër tjerat. Dhe kur të vjen koha pas zgjedhjeve, ata mund ta luajnë një rol shumë të madh.

Mendoj që Limaj ka bërë mirë që nuk është futur në koalicion me asnjë parti tjetër”, ka thënë Mushkolaj.Për Mushkolajn, në këtë fazë është e rëndësishme për LDK-në që me Vjosa Osmanin, ta krijojë frymën e fitores në vend, ani pse ai thotë se nuk e pret një gjë të tillë, për shkak të sulmeve që VV do ia bëjë partisë së Isa Mustafës.Mushkolaj thotë se ‘lufta’ mes LDK-së dhe VV-së, do t’i shkojë përshtati AAK-së dhe PDK-së.

- Advertisement -

“Është shumë e rëndësishme me e pa nëse LDK-ja me Vjosa Osmanin mund ta krijojë këtë frymën e fitores, gjë që unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë, për shkak se tani edhe VV-ja do të fillojë me sulme kundër LDK-së. Mbetet të shihet se di të zhvillohet beteja mes LDK-së dhe VV-së dhe mendoj që nga kjo betejë mes këtyre dy partive politike, mund ta përfitojë koalicioni AAK-PSD apo edhe PDK”, ka shtuar ai.Kurse, sa i përket Partisë Demokratike të Kadri Veselit, Mushkolaj thotë se kjo parti duhet ta mobilizojë elektoratin e saj, dhe në këtë formë do të jetë në garë të ngushtë për vendin e parë.

“PDK-në nuk e kanë përmend me qëllim, në mënyrë që të krijojnë përshtypjen që PDK të krijohet imazhi që nuk është në garë. Por, PDK është aty. Ajo i ka votat e saj. Nuk mendoj që kjo parti mund të marr vota të reja, por i nevojitet organizim dhe zgjim nga gjumi të elektoratit të saj. Jo pse PDK e meriton duke pas parasysh qeverisjen e gjatë, por për shkak të gabimeve që mund ti bëjnë partitë tjera dhe kjo të përfitojë nga to”, ka thënë Mushkolaj.Mbrëmë janë certifikuar partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore në KQZ.PDK, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të garojnë si të vetme në këto zgjedhje, teksa do të ketë boshte tjera politike, sikurse ajo PSD-AAK dhe NISMA-AKR.Zgjedhjet do të mbahet më 6 tetor, teksa zyrtarisht fushata pritet të fillojë më 25 shtator të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit