15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Ulen temperaturat, ja si do të jetë moti sot

Rekomandime

Vala e të nxehtit që përfshiu vendin tonë gjatë javës që lamë pas dhe në fillim të kësaj jave, tashmë ka kaluar.

Që nga dita e djeshme në vendin tonë ka pasur ulje të temperaturave.

Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje të mëtutjeshme sepse pas frontit do të vijojë depërtimi i masave ajrore të freskëta nga veriu.

- Advertisement -

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot më i freskët ku vende-vende do të ketë edhe riga lokale shiu.

Temperaturat do të sillen nga 14 gradë celsius deri në 24 gradë sa do të arrijë maksimalja e ditës.

Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe nesër, ndërkaq gjatë vikendit pritet të ketë sërish ngritje të temperaturave ku maksimalja e pritet të arrijë 31 gradë celsius.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit