1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Nënën nga Prishtina e rrehin vajza dhe dhëndri

Rekomandime

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se gjatë ditës së djeshme një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj dhe dhëndri.

E njejta po jetonte me të dy në një shtëpi të përbashkët, për të cilën thotë se ka vendim të gjykatës.

- Advertisement -

Viktima thotë se të dyshuarit duhet t’ia lirojnë shtëpinë viktimës, por, ai vendim nuk është ekzekutuar deri më tani.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me konsultim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Me datën 14.11.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vajza dhe dhëndri i saj të dy K/Shqiptarë, të cilët janë duke jetuar në një shtëpi të përbashkët edhe pse viktima pretendon se ka një vendim të gjykatës, sipas të cilit të dyshuarit duhet t’ia lirojnë shtëpinë viktimës, por ai vendim nuk ishte ekzekutuar deri më tash.

- Advertisement -

Të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit