Në emisionin e përjavshëm “Argument Plus” i ftuar ishte Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetvendosje.
Në mesin e shumë gjërave të diskutuara, Konjufca përmendi faktin se nuk ka mënyrë të qeverisjes së re Listën Serbe.
“Ne jemi të bindur se nuk ka mënyrë të qeverisjes të ardhshme me Listën Serbe përpos pa bërë kompromis me kërkesat e Beogradit. Pse se ata vijnë kushtëzime, vendet i kanë të garantuara me Kushtetutë, por në Kushtetutë nuk shkruan askund që ata kanë kushte politike e këto kushte duhet t’ia vendosin Qeverisë së Kosovës.
Në Kushtetutë shkruan vetëm një gjë duhet të jetë një ministër nga komuniteti serb nuk thotë nga lista serbe Por, ky ministër duhet ta ketë miratimin e këtyre që zgjedhen në këtë rast e kemi Listën Serbe nuk e ka lon kerkon tjetër”, tha Konjufca.
Tutje ai tha se deputetët e zgjedhur prej serbëve të Kosovës nëse pranojnë shtetin e Kosovës si shtet të tyre atëherë VV-ja do jetë e hapur për bashkëpunim.
”Nëse deputet e zgjedhur prej serbëve të Kosovës e pranojnë shtetin e Kosovës si shtet të tyre, e pranojnë Republikën e Kosovës, veprojnë në kuadër të institucioneve të Kosovës, bashkohen me neve për me çu Kosovën përpara, bashkohen me neve për me i avancu të drejtat dhe interesat e komuniteteve të tyre ne jemi plotësisht të hapur dhe do ja zgjasim dorën për bashkëpunim. Nëse vijnë kushtëzime, vijnë me Aleksandar Vuçiqin, nëse vijnë me marrëveshje të cilat duhet të pranojë Qeveria Kurti koncesione kjo nuk do të ndodhë kurrë më përpara do shkojmë edhe një herë në zgjedhje”, tha Konjufca.