2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Tifozi i Anglisë: “Kam vizituar mbi 30 vende, por kurrë nuk kam parë këso mikpritje”

Rekomandime

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një video të fansave anglezë të cilët kanë ardhur në Kosovë për ta përkrahur Anglinë.

Qytetarët e Kosovës po kujdesën që tifozët nga Anglia të kalojnë sa më mirë në Prishtinë. Ata madje po i qerasin edhe me birra, raporton Gazeta Express.

Të dielën, nga ora 18:00, Kosova do të presë Anglinë në “Fadil Vokrri”, për të zhvilluar ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2020”.

- Advertisement -

Para takimit që do të zhvillohet të dielën, një numër i madh i tifozëve anglezë kanë ateruar në Kosovë, që nga dita e premte.

Tifozët dhe qytetarët e Kosovës po kujdesen në maksimum që tifozët, qytetarë të vendit që ndihmoi në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, të kalojnë sa më mirë dhe të shijojnë qëndrimin në Kosovë, në veçanti në Prishtinë.

Është organizuar një pritje madhështore për udhëtarët nga Anglia, duke vendosur banerë e slogane të mëdha në kryeqytet, me mbishkrime si ‘respekt’, ‘mirësevini’ e shumë të tjera, ide e ‘Dardanëve’.

- Advertisement -

Matt, nga Newcastle ka thënë se mikpritje si në Prishtinë, s’ka parë askund tjetër.

“Unë jam këtu për ndeshjen që Anglia do ta zhvillojë kundër Kosovës nesër mbrëma”, thotë ai në këtë deklaratë.

- Advertisement -

“Kësi mikpritje nuk kam parë diku tjetër. Kam vizituar mbi 30 vende, por kurrë nuk kam parë kësi mikpritje”.

Madje sipas personazhit të videos së publikuar nga ambasada britanike, ndeshja me Kosovën s’do të jetë aspak e lehtë, por se ai shpreson se Anglia do të triumfojë me rezultat 2 me 1.

Tifozë të tjerë anglezë, gjatë ditës kanë reaguar në rrjete sociale.

Disa kanë treguar se si po e kalojnë ditën shumë lirë në Prishtinë, derisa disa kanë treguar pritjen e mrekullueshme që është duke iu bërë nga qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit