Kroacia e mbylli shumë keq pjesën e parë ku ishte duke pësuar humbje nga Sllovakia 0:1 në ndeshjen e saj të fundit të eliminatoreve për kampionatin Evropian 2020.
Megjithatë në 45 minutëshin e dytë kroatët janë rikthyer fuqishëm duke e përmbysur rezultatin në 3:1, shkruan Zëri.info.
Vlasic ka shënuar në minutën 56 për ta barazuar rezultatin në 1:1 ndërsa vetëm 4 minuta më vonë Sllovakinë e ka përmbysur Petkovic.
Golin e tretë për kroatët e ka shënuar Perisic në minutën e 74-të. Nëse kjo ndeshje përfundon me fitoren e Kroacisë, atëherë ajo do të kualifikohet në Evropian.