Fenerbahce ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Vedat Muriqi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas medieve turke, Fenerbahce dëshiron ta mbajë në skuadër kosovarin deri verën e ardhshme pasi besojnë se deri atëherë vlera e tij do të rritet dhe lojtari mund të shitet deri në 20 milionë euro.
- Advertisement -
Muriqi është duke vuajtur nga një lëndim në këmbë gjë që ka bërë të mos luajë në dy ndeshjet e fundit për Kosovën.
Të dyja këto ndeshje “Dardanët” i humbën, fillimisht nga Çekia dhe më pas edhe nga Anglia.
Disa prej klubeve të mëdha evropiane si Juventus, Inter, Napoli, Manchester United dhe Tottenham kanë shfaqur interesim për kosovarin.