0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A do ta fus në burg Anton Quni presidentin Thaçi? – Flet ministri i propozuar i LDK-së

Rekomandime

Anton Quni është propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për të udhëhequr me Ministrinë e FSK-së.

- Advertisement -

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga vet ai, ndërsa ai është përgjigjur edhe në atë se a do t’i përmbahet ‘premtimit’ të tij, se nuk do të ndalet derisa të burgosej presidenti Hashim Thaçi për të gjitha manipulimet e shantazhet që ia ka shkaktuar shtetit të Kosovës.

“Do të përmbahem nga deklaratat. Nëse e marr detyrën e ministrit të Mbrojtjes, do të përgjigjem edhe në këtë pyetje”, ka thënë Anton Quni.

Këto deklarata Quni, i kishte bërë gjatë seancës së votimit të mocionit të mosbesimit për shpërbërjen e Qeverisë Mustafa.

- Advertisement -

“Zoti Thaçi ju jeni arsyeja që me detyroni të qëndrojë ende ne këtë Parlament, ndoshta e ndjeni veten fitimtar në këtë betejë por do të shihem në finale. Për një gjë do të ju garantoj të gjitha ato mjerime e shantazhe që u keni shkaktuar qytetarëve të Kosovës, për të gjitha ato shantazhe, për të gjitha ato manipulime që i keni bërë, ju po më detyroni që të qëndroj këtu deri sa t’iu shoh juve prapa grilave, ju aty e keni vendin”, kishte deklaruar Quni.

Pas kësaj, përplasjet ndërmjet Anton Qunit dhe Hashim Thaçit kishin vazhduar edhe në një seancë të komisionit parlamentar për dëbimin e shtetasve turq.

- Advertisement -

Aty, kishte eskaluar situata, ku presidenti Thaç, përveç të tjerash Anton Qunin e kishte quajtur mercenar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit