14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ky ishte skenari sekret i Listës Serbe për votimin sot, mirëpo plai u prish

Rekomandime

Lista Serbe deklaroi të premten se do ta votojë qeverinë e Kurtit, atë kohë kur LVV dhe LDK nuk kishin ende marrëveshje.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në Facebook se, deklarimi i tillë i Listës Serbe, ishte tentimi që të komprimitonte Lëvizjen Vetëvendosje, duke e improvizuar një situatë në Kuvend ku votën pro Qeverisë Kurti, do ta jepnin vetëm 2 grupe parlamentare LVV dhe LS.

- Advertisement -

Ai thotë se LVV ka përballuar shumë inskenime të tilla nga kasta e krimit politik në Kosovë e Ballkan por u ka mbijetuar e është forcuar.

Postimi i plotë:

Para dy ditësh, kur mendohej se nuk do të arrihej koalicioni, Lista Serbe deklaroi se “nuk do të bëhemi pengesë për votimin e Qeverisë”, ishte e qartë që përmes LS, treshja ballkanike, tentonte ta komprimitonte Lëvizjen Vetëvendosje, duke e improvizuar një situatë në Kuvend ku votën pro Qeverisë Kurti, do ta jepnin vetëm 2 grupe parlamentare LVV dhe LS.

- Advertisement -

Dje dhe sot, kur u bë e qartë se koalicioni ka shumicë shqiptare, Vuçiçi me këshilltarët e tij ballkanik, vendosi të kalojë në anën tjetër: të votojë kundër Qeverisë sepse tashmë e dinë se u ka dështuar plani.

Lëvizja ka përballuar shumë inskenime të tilla nga kasta e krimit politik në Kosovë e Ballkan por u ka mbijetuar e është forcuar. Kot e keni.

- Advertisement -

Ky është edhe një rast i ngjajshëm sikurse tek futja e NISMËS në Kuvend kur krimi pa atdhe përdori Listën Serbe, duke mos e lënë të ankohej për votat që gjithmonë i janë numëruar.

Serbia nuk ja do Kosovës një Qeveri antikorrupsion.

Ajo e do kastën e korruptuar në krye të Kosovës, sepse kështu, atë që do të donte ta bënte me tanke, ja kryen për mrekulli establishmenti i derisotshëm në krye të vendit.

Pra, janë partnerë.

I bashkon puna e përbashkët kundër Kosovës.

Për këtë arsye, Lista nuk e voton Qeverinë që i ka numrat.

Do të mund ta votonte, vetëm nëse nuk i ka numrat, për ta dëmtuar politikisht dhe në imazh. Mirepo… deshtuat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit