Qëndrimi i Greqisë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i njëjtë, ka thënë presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou një intervistë për portalin serb “Politika”.
“…Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar. Politika jonë konstruktive ndaj Kosovës është në përputhje me atë pozicion, promovon zhvillimin dhe forcon stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.