17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

A do të garojë Memli Krasniqi për kryetar, Gjoshi jep detaje rreth zgjedhjeve në PDK

Rekomandime

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka dhënë detaje rreth zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie që do të përfundojnë me zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në emisionin DPT te Fidani, Gjoshi thotë se interesim për të marrë postin e të parit të PDK’së kanë shprehur edhe Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj.

- Advertisement -

“Ka interesim të z.Krasniqi. Kemi parë një interesim prej kryetarit aktual të partisë, kemi parë edhe te të tjerët por s’ka kandidatura zyrtare’, theksoi ai.

“Janë dy-tre çështje ai që bëhet lider. E para me ruajt unitetin, me i ruajt vlerat që i ka PDK’ja dhe me dëgjuar zërin e votuesit që s’i do njerëzit që kanë abuzuar me pozitat zyrtare”, thotë Gjoshi.

Sipas tij, vendi shpejt mund të shkojë në zgjedhje dhe PDK duhet të jetë e përgatitur.

- Advertisement -

“Duke parë këtë qeveri të dobët Kjo mundet çdo moment me të çu ne zgjedhje’, shtoi Gjoshi, sekretar elektoral.

Gjoshi tha se kandidaturat për të parin e PDK’së duhet të zyrtarizohen deri më datë 1 korrik. Konventa Zgjedhore mbahet më 3 korrik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit