19.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A do të jap dorëheqje Thaçi pas ngritjes së aktakuzës?: Kjo është përgjigja e tij

Rekomandime

Sot, Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë ndaj dy figurave kryesore të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veselit. Mirëpo i pyetur kohë me parë se a do të jep dorëheqje nëse thirret prej Tribunalit Specia, Thaçi kishte thënë se nuk e ka as ndërmend një gjë të tillë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Presidentit Thaçi, gjatë muajit prill, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ishte pyetur se a do të jepte dorëheqje nëse thirret nga Tribunali Special.

Ai kishte thënë se nëse do të ftohem nga kjo gjykatë unë do të paraqitem, por se kam ndërmend të japë dorëheqje.

“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa unë i përgjigjem pozitivisht edhe unë. As ndërmend se kom, pse me dhanë doreheqje…Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, kishte thënë Thaçi

- Advertisement -

Ndryshe, është e çuditshme sepse deri me tani, Presidenti Thaçi nuk është ftuar nga Haga për tu marrë në pyetje.

Ndërsa zyra e Prokurorit Special ka njoftuar sot se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit. Prokuroria pretendon se janë kryer mbi 100 vrasje.

- Advertisement -

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit