2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A do të jetë 2020-ta, vit i liberalizimit të vizave për kosovarët? Ky është parashikimi

Rekomandime

“Drejtësia mbetet pengesa kryesore edhe për liberalizimin e vizave, pasi ka amnistuar në vazhdimësi krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë në politikë. Për sa kohë prokurorët dhe gjykatësit janë emëruar vetëm nga klani “Pronto”, ka qenë e ditur 100% se nuk do të ketë lajm të mirë nga Brukseli. Është obligim parësor politik, moral e profesional i qeverisë në ardhje që ta pastron drejtësinë nga lidhja me krimin, që drejtësia ti ketë duart e lira për të kapur dhe ndëshkuar pa mëshirshëm të gjithë të korruptuarit që deri më tash e kanë përdorur politikën si mburojë, dhe vetëm atëherë do të ketë dritë të gjelbër nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”,thotë Hertica për “Kosova Sot Online” .

- Advertisement -

Analistët politikë, një nga dështimet e mëdha që e karakterizojnë punën e kësaj qeverie në largim, dhe mashtrimin e madh që iu ka bërë qytetarëve të vendit gjatë këtij viti, e konsiderojnë edhe premtimin e zotimin “historik” për liberalizimin e vizave.

Për këtë mashtrim të madh të politikës së papërgjegjshme, për “Kosova Sot Online”, flet analisti politik, Ali Hertica.

Sipas Herticës, përgjegjësi kryesor për zvarritjen e liberalizimit të vizave për kosovarët është politika e inkriminuar, që për pasojë të mos luftimit të krimit e korrupsionit ta lartë në shtet, po e mban Kosovën vendin më të izoluar në Evropë.

- Advertisement -

Për ta qarë këtë bllokadë disa vjeçare për Kosovën, sipas analistit Hertica qeveria e re që pritet të formohet tani, duhet t’i qaset me urgjence reformimit të sistemit të drejtësisë dhe pastrimit të plotë, në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i bashkëpunimit të drejtësisë me politikën e inkriminuar, dhe të kapen peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit që fshihen nën petkun politik.

- Advertisement -

“Drejtësia mbetet pengesa kryesore edhe për liberalizimin e vizave, pasi ka amnistuar në vazhdimësi krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë në politikë. Për sa kohë prokurorët dhe gjykatësit janë emëruar vetëm nga klani “Pronto”, ka qenë e ditur 100% se nuk do të ketë lajm të mirë nga Brukseli. Është obligim parësor politik, moral e profesional i qeverisë në ardhje që ta pastron drejtësinë nga lidhja me krimin, që drejtësia ti ketë duart e lira për të kapur dhe ndëshkuar pa mëshirshëm të gjithë të korruptuarit që deri më tash e kanë përdorur politikën si mburojë, dhe vetëm atëherë do të ketë dritë të gjelbër nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shton Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, drejtësia kosovare mjafton të dëshmojë me veprime konkrete në tre katër raste serioze, dhe pastaj procesi do të zhbllokohet dhe do të fitohet besimi për veprim të mëtejmë edhe nga vendet e BE-së, që po e mbajnë peng këtë çështje me interes të madh për qytetarët e Kosovës.

“Mjafton që drejtësia ti zgjidh tre katër rastet më të rënda që po pushojnë aty për krim të organizuar dhe korrupsion, që të shpallen dënimet meritore dhe të konfiskohet pasuria e fituar përmes rrugëve të krimit, dhe të jemi të sigurt që nga Brukseli do ti duartrokasin një veprimi të tillë duke shpërblyer Kosovën pa asnjë vonesë edhe me liberalizim të vizave më së voni në 6 mujorin e parë të vitit në vijim, nëse këtë qeverisja re e arsyeton me veprime konkrete të mbështetjes së drejtësisë së pa varur”, përfundon Hertica për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit