-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A do të ketë ndërhyrje policore nëse Serbia tenton ta mbajë referendumin në Kosovë

Rekomandime

Nesër, Serbia mban referendum për ndryshime kushtetuese, ndërsa të njëjtin po mëton ta mbajë edhe në Kosovë, duke hapur vendvotime nëpër shkolla – dhe jo të votohet me postë sikur nga të gjitha vendet e tjera për qytetarët me dyshtetësi.

Lidhur me këtë çështje, kategorikisht kundër janë shprehur krerët institucional në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Presidentja Vjosa Osmani me një komunikatë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it thanë se e kundërshtojnë mbajtjen e referendumit në Koosvë, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Madje sot, me insistimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është mbajtur seancë e jashtëzakonshme ku është votuar një rezolutë që kundërshton mbajtjen e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Në këtë rezolutë, thuhet se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë e cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe është kundër Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ndërsa institucionet janë thirrur të përdorin të gjitha format ligjore për të pamundësuar mbajtjen e këtij referendumi.

“Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.”, thotë njëra nga pikat e rezolutës.

- Advertisement -

Sa i përket mundësisë së tensioneve nëpër komunat me shumicë serbe e sidomos ato veriore të Kosovës sot është raportuar gjatë ditës në media. Madje, mediat kanë publikuar pamje të parakalimit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në pjesën jugore të Mitrovicës si shenjë gatishmërie për ditën e nesërme.

E ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të lejohet të shkelet rendi kushtetues dhe sovraniteti i Kosovës.

- Advertisement -

“Dua ti siguroj të gjithë qytetarët pa dallim, që ne nuk jemi kundër askujt dhe nuk mohojmë të drejtën e askujt për të zgjedhur. Por, ne nuk do të lejojmë që për qëllime politike të Serbisë, të shkelet rendi kushtetues dhe sovraniteti i vendit.”, ka thënë ndër të tjera Sveçla.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i zhvillimeve dramatike të dy ditëve të fundit midis Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit