-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A do të marrë pjesë VV në tryezë e thirrur nga Isa Mustafa? – përgjigjet Konjufca

Rekomandime

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se subjekti që ky përfaqëson, nuk do t’i përgjigjet fare ndonjë ftese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takimin për çështjen e presidentit.

- Advertisement -

”Ne mendojmë si Vetëvendosje që as që ja vlen të shkojmë në mbledhje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila nuk e ka hallin fare te presidenti, por e ka hallin tek mosshkaktimi i zgjedhjeve të reja nacionale parlamentare”.

Konjufca madje tha se çështja e presidentit nuk është shqetësim i Lidhjes Demokratike

”Për LDK-në nuk është shqetësimi dhe fokusi që Kosova nuk e ka një president. Shqetësimi është qysh kjo me qenë instrument i shmangies së zgjedhjeve nacionale. Kështu e konsideroj sjelljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për arsye se nuk jam i sigurt nëse e ka të garantuar vendin e tretë në zgjedhje nacionale”, ka thënë Konjufca në Klan Kosova.

- Advertisement -

”Duhet të bëjë shumë përpjekje LDK-ja. Bazohem në sondazhe por edhe në vullnetin e qytetarëve i cili është evident në këto dy javët e fundit”.

Ai gjithashtu konsideron që tema e çështjes së presidentit por edhe e dialogut, nuk duhet ngritur fare për diskutim nga klasa politike, pasi sipas tij, Qeveria Hoti është jolegjitime.

- Advertisement -

”Lëvizja Vetëvendosje është përgjigjur ende pa ardhur ftesa. Përgjigjien është shumë kollaj ta japim për një çështje të tillë”.

”Krejt këto çështje po hapen për ta mbyllur një temë që është kryesore për qytetarët e Kosovës, që ata të zgjedhin një qeveri legjitime, të fuqishme dhe demokratike të Republikës së Kosovës”.

”Pra, të gjitha këto që po ngriten si tema tjera duke përfshirë këtë çështjen e presidentit dhe dialogut, unë mendoj se nuk duhet të hapen për sa kohë që kemi një qeveri që dukshëm i mungon legjitimiteti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit