7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kosova afër liberalizimit të vizave?!

Rekomandime

Qeveria e Kurtit drejt përmbushjes së kritereve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur që ta heqë pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe. Ky vendim i të parit të Qeverisë nuk është për taksën në tërësi, por vetëm për lëndën e parë.

Në konferencën e jashtëzakonshme kur Kurti hoqi taksën pjesërisht, ai gjithashtu ka kërkuar heqjen e vizave si shpërblim për heqjen e tarifës.

- Advertisement -

“Nëse pala serbe tregon qasje të mirë, atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do ta heqë tërësisht taksën ndaj mallrave nga Serbia për 90 ditë. BE-ja ta vlerësojë lartë vendimin e palës kosovare prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj të 2020”, ka thënë Kurti.

Mirëpo, nuk ka asnjë lidhje ndërmjet liberalizimit të vizave me heqjen e taksës. Kjo është përgjigja e BE-së që i ka dhënë kërkesës së Albin Kurtit, i cili të enjten e kaluar kërkoi heqjen e vizave në këmbim të heqjes së taksës.

Një zyrtare e BE-së ka thënë se liberalizim të vizave bazohet në përmbushjen e një sërë kushteve legjislative dhe institucionale, të cilat janë vendosur në udhëzuesin për liberalizim të vitit 2012.

- Advertisement -

“Vendimi për liberalizim të vizave bazohet në përmbushjen e një serie kushtesh legjislative dhe institucionale, siç janë prezantuar në udhëzuesin e liberalizimit të vizave në vitin 2012”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

E nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë për “Bota sot” se qeveria Kurti do të punojë shumë që këto kushte të plotësohet sa më shpejt.

- Advertisement -

Bajqinovci: Kurti veç ka filluar t`i plotësojë kushtet e BE-së

Mefail Bajqinovci

Deputeti Mefail Bajqinovci, i tha gazetës “Bota sot” se ai si anëtarë i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, do të punojë që të mos ndodh diçka e jashtëligjshme në këtë fushë, që mund ta pengojë liberalizimin e vizave.

Ne si qeveri Kurti, do të punojmë vazhdimisht e sa më shumë që të luftohet krimi e korrupsioni. Unë si anëtarë i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, garantojë se do të punojë me përpikmëri që së bashku me komisionin të mos lejojmë që të ketë diçka të jashtëligjshme, që mund ta pengojë liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh Bajqinovci.

Ai tutje thotë se qe qeveria Kurti veçse ka filluar të punojë në plotësimin e kushteve të kërkuara nga BE-ja.

Sa i përket kushteve të vendosura nga BE-ja, qeveria Kurti veçse ka filluar që t’i plotësojë ato, pasi siç e dimë, qeveria ka shkarkuar disa borde që kane afaruar negativisht dhe kompanitë janë para falimentimit, e kësisoj kanë ndikuar që Kosova të mbetet mbrapa sa i përket plotësimin të kushteve të Bashkimit Evropian.

Besojë që shumë shpejt, BE-ja do të dalë me lajmin e mirë se qeveria Kurti ka punuar shumë e drejtë dhe do i kemi të plotësuara të gjitha kushtet, të cilat qeveritë e kaluara nuk ia arritën t’i përmbushin”, theksoi Bajqinovci.

Faktori SHBA dhe Gjermani

Fatmir Bajraj

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, tha për “Bota sot” se taksa nuk ka të bëjë me liberalizmin e vizave, por është demarkacioni ai që kushtëzoi atë.

“Kushtet dhe kriteret teknike për liberalizim të vizave nga Komisioni i Bashkimit Europian, nga viti 2012, janë plotësuar definitivisht me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi në Legjislaturën e fundit pra gjatë Qeverisë Haradinaj. Vonesa në plotësimin e kriterit të fundit teknik, nga 95 sosh, sa kishte Republika e Kosovës për shkak të refuzimit permanent të ish opozitës në kohën e Qeverisë Mustafa (LVV, AAK dhe NISMA), ndaj ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, bëri që vendet anëtare të BE-së, edhe pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, në kohën e Qeverisë Haradinaj, të sillet në pikëpyetje mbajtja e premtimit nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, me arsyetimin absurd, se tanimë fati i këtij akti, varët nga qëndrimi dhe vendimi veç e veç i vendeve anëtare të BE-së, dhe jo vetëm nga Komisioni i BE-së, siç ishte praktikë funksionimi, i deri-atëhershëm në këtë union Evropian (BE) “, tha ai.

Mirëpo, Bajraj bën thirrje që qeveria Kurti t’i koordinoj veprimet me SHBA-në, pasi këta të fundit mund edhe të ndikojnë në liberalizimin e vizave.

“Një kushtëzim të tillë të tarifave me liberalizimin, me gajasë do mbështeste dhe influenconte edhe Amerika dhe Administrata e Presidentit Trump, gjë që do ishte mjaftë sfiduese për BE-në, të cilat vështirë do përballonin presionin e tyre kontekstual, kur dihet e shihet ofensiva diplomatike Amerikane e kohëve të fundit.

– Qeveria e Kosovës, dhe Kryeministri Kurti, duhet që politikat nacionale të Republikës së Kosovës, t’i harmonizoj dhe koordinoj me SHBA-në, e cila shtetin sovran e demokratik të Kosovës, e kanë projekt nacional të tyre , dhe janë shumë të interesuar për progresin dhe forcimin e shtetësisë së saj.

Një veprim i koordinuar me SHBA-të, dhe me Gjermaninë në kuadër të BE-së, nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në veçanti i Qeverisë Kurti, do lehtësonte në masë të konsiderueshme ecjen tonë të sigurt drejt zhvillimit, shtet ndërtimit dhe integrimeve verio-atlantike, për çfarë interesi ynë është jetik dhe krucial”, potencoi ai.

Hertica: Liberalizmi i vizave mund të jetë një nga shpërblimet e para që do ta merrte Kosova, në këmbim të heqjes së tarifës

Ali Hertica

Analisti politik e sheh si një mundësi të mirë heqjen e taksës për të marrë liberalizimin e vizave, mirëpo jo pa bashkëpunim me aleatët.

“Këmbimi i liberalizmit të vizave me heqjen e taksës duket si opsioni më real për qytetarët që të fillojnë të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë.

Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën evropiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim, që të njihet e drejta e lëvizjes së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kështu që Liberalizmi i vizave mund të jetë një nga shpërblimet e para që do ta merrte Kosova, në këmbim të heqjes së tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës për qeverinë Kurti mirëpo çdo herë në bashkëpunim me aleatët dhe shtetet e bashkuara të Amerikës.

Para se të bëjmë secilin kompromis në këmbim të vizave duhet të matemi se cili është efekti i marrëveshjes që po bëjmë, që Kosova dhe qytetarët mos të diskriminohen fare në jetën politike dhe shoqërore për qëllime të ndonjë shteti jo mik të Kosovës, sepse është një retorikë e politikanëve të raport me qytetarët e Kosovës, pasi shumë qytetarë sipas tij, nuk kanë punë ose duan jetë më të mirë, e vizat po i shohin si një mundësi për të përmirësuar mirëqenien”, tha Hertica.

Për më tepër, ai mendon se edhe qytetarët e Kosovës duhet të ndikojnë në plotësimin e kushteve të BE-së për liberalizimin e vizave.

“Bashkimi Evropian gjithashtu po tenton të vendos taksën si kusht për liberalizim të vizave për Qytetaret e Kosovës dhe një kushtëzim për qeverinë Kurti që të nënshtrohet presionit ndaj Bashkimit evropian , edhe pse nuk është ndoshta një kusht zyrtar. Taksa nuk ka të bëjë asgjë me liberalizim të vizave sepse është vënë kundër Serbisë për veprimet e saj anti-Kosovë.

Ndërsa, liberalizimi i vizave iu takon qytetarëve të Kosovës në bazë të përmbushjes të të gjitha kritereve, të cilat i janë kërkuar Kosovës.

Prandaj kjo absolutisht nuk ka të bëjë, janë dy çështje krejtësisht të ndara po qe së është kusht për shkëmbim të vizave me heqjen e taksës. Mirëpo në anën tjetër, taksa prej 100 për qind e vendosur nga Qeveria e vendit për produktet serbe dhe boshnjake, po shihet si problematike për procesin e vizave, për njohës të çështjeve integruese evropianë. Kjo po reflekton se taksa jo vetëm që do të jetë pengesë për liberalizimin e vizave por për çdo gjë tjetër që Kosova mund t’i kërkojë BE-së dhe aleatëve ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit