8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshëm për taksën

Rekomandime

Sot në ora 11 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake, transmeton Gazeta Metro.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00, këtë e ka bërë të ditur të premten edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj.

- Advertisement -

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar konstatoi se kërkesa e deputetëve për seancë, i plotëson kushtet formale-juridike, andaj ajo do të mbahet sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kishte bërë të ditur rreth mbajtjes së esencës se jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Jemi kundër heqjes së taksës, derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër. Mendojmë që ka gabuar shumë.

Pra siç duket nuk ka pasur as një dakordim me partnerët e koalicionit. Do ta kundërshtojmë në të gjitha format ligjore që na lejohet…pse jo”, tha ai.

- Advertisement -

Ai nuk ka përjashtuar edhe protestat për ta kundërshtuar veprimet e Albin Kurtit në lidhje me heqjen e taksës.

Ndryshe, koalicioni ka pasur mos pajtime dhe lëkundje sa i përket taksës, pasi Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, gjatë ditës se sotme është shprehur se Qeveria në krye me Albin Kurtin duhet ta heq taksën 100 përqind, ashtu siç po kërkon SHBA’ja, që do të thotë plotësisht, duke dalur kështu kundër propozimit të Kryeministrit, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se Kosova nuk mund të ketë partner më të madh së SHBA.

Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do ti japë përkrahje Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti të hiqet tarifa.

Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të.

Nuk jam i sigurt që dikush nga grupet parlamentare ose deputetët e Kuvendit apo qeveritarët ta kenë gjetur një partner më të fortë, më meritor dhe më të përkushtuar sesa SHBA-të për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës.

E as një rrugë më me perspektivë se ajo e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë Mustafa.

E në anë tjetër Kurti nuk është deklaruar ende se a do ta heq krejtësisht taksën ndaj mallrave serbe.

Ai ditë më par me vendim të njëanshëm pa e pyetur fare partnerin e koalicionit, kishte marrë vendim që ta heq vetëm pjesërisht taksën 100%.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditore.

Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë.

Nëse pala serbe nuk reflekton as pas 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga 15 qershori do ta kthejë tarifën deri në zbatimin e reciprocitetit”, është shprehur Kurti.

Taksa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor të 2018’es nga Qeveria Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit