10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A do të përdorë armatim bërthamor në Ukrainë? Deklarohet Rusia

Rekomandime

Rusia nuk do të përdorë armatim bërthamor në Ukrainë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexei Zaitsev.

Zaitsev tha për gazetarët të premten se përdorimi i armatimit bërthamor nga Rusia nuk përkon me qëllimet e Moskës në pushtimin e Ukrainës..

- Advertisement -

“[Armatimi bërthamor] nuk mund të përdoren për realizimin e qëllimeve, që janë përcaktuar në kornizën e operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë”, tha ai.

Zaitsev tha se sipas doktrinës bërthamore të Rusisë, këto lloje armatimesh mund të përdoren vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e shtetit.

Zyrtarët perëndimorë publikisht kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me rrezikun e përdorimit të armatimit bërthamor në pushtimin rus të Ukrainës.

- Advertisement -

Kremlini ka thënë se deklaratat e zyrtarëve perëndimorë për këtë çështje rrezikojnë përshkallëzimin e situatës, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, pak kohë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, urdhëroi që forcat bërthamore të vendit të vihen në gatishmëri të lartë./REL/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit