15.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

A do t’ia bëj AAK’ja kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente? Flasin nga partia e Haradinajt

Rekomandime

Në marrëveshjen parazgjedhore të arritur mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit janë dakorduar që kjo e fundit të kandidojë për Presidente të vendit.

Por edhe një subjekt tjetër politik po ashtu ka bërë publike kandidaturën e tyre për këtë post.

- Advertisement -

Disa muaj më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarizoi kandidaturën e Ramush Haradinaj si kandidat për President të Kosovës.

Por a pritet kjo parti të bëjë koorumin dhe ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente?

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj tha për Gazetën Blic se ende nuk kanë marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.Por ai theksoi se të njëjtit e kanë kandidatin e tyre për President.

- Advertisement -

“Nuk kemi marrë asnjë vendim, presim të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Ne e kemi kandidatin tonë për President dhe ai është Ramush Haradinaj ” tha shkurt Demaliaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit