19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

A duhet të jetë paga mesatare 1000 euro në Kosovë: Kjo është strategjia

Rekomandime

Kosova me pak mundim mund ta bëjë pagën mesatare 1000 euro. Mjafton një fuzionim i sektorit privat bashkë me garancat që rritjen e bizneseve do ta shpërndajnë edhe për paga e jo vetëm për shtëpi e vetura luksioze, sikurse për buxhetorët rritja të jetë së paku për 30 për qind më e lartë, aq sa e lejojnë edhe parametrat buxhetorë.
Pa 1000 euro në Kosovë tashmë është shumë e vështirë të jetohet.

Paga mesatare në Kosovë vazhdon të jetë në niveln më të ulët në Ballkan. Sipas raportit të fundit që është bërë matja, paga mesatare në Kosovë është 484 euro. Por, rrija e muajve të fundit që ka ndodhur në disa sektor bën që ajo të jetë së paku 500 euro. Por, edhe më këto shifra, paga mesatare në Kosovë mbetet dukshëm nën vendin e rajonit. Më së afërmi nesh është Shqipëria me 522 euro pagë mesatare. Pjesa tjetër e rajonit është dukshëm mbi ne.

- Advertisement -

Sipas nagazinës shqiptare Monitor, Mali i Zi ka pagën e dytë mesatare më të lartë në rajon, me 885 euro në muaj në fund të tremujorit të tretë 2022, ndonëse diferenca me vendet e tjera është ngushtuar, për shkak të rritjes më të ngadaltë (me rreth 14% nga shtatori 2019), sipas Zyrës së Statistikave të Malit të Zi.

Serbia është vendi i rajonit që i ka rritur më shumë pagat gjatë kësaj periudhe, me 39%, duke i çuar 880 euro në fund të shtatorit 2022, sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë.
Në Maqedoninë e Veriut, një punonjës paguhet mesatarisht gati 780 euro, ose 29% më shumë sesa në shtator 2019, raporton zyra e Statistikave të Maqedonisë së Veriut.

Rritje e lartë e pagave është shënuar dhe në Bosnjë Hercegovinë, duke arritur në 893 euro, më e larta në rajon, me zgjerim 24% nga tremujori i tretë 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Bosnjë Hercegovinës.

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka raportuar të dhënat deri në fund të vitit 2021, me pagën mesatare që ishte 484 euro, duke e bërë atë së bashku me Shqipërinë dy vendet që i paguajnë më pak punonjësit e tyre.

Por, pos që Kosova mbetet vendi më pagat më të ulëta në rajon, ka edhe rritje të madhe të cmimeve vitin e fundit. Inflacioni ka arritur në numra dyshifror gjatë vitit 2022 duke arrtitur në mbi 11.6 për qind, por për mallrat elementare ka arritur edhe në 20-30 për qind, pasi shumica e artikujve të shportës ushqimore kanë shënuar rritje nga 30-50 për qind, madje ata më elementarët.

- Advertisement -

Kosova së fundmi ka rritur në shkallën rreth 10 për qind pagat e punëtorëve të sektorit publik, por kjo rritje sërish nuk mjafton. Sërish mbetemi afër Shqipërisë e larg rajonit.

Rritja edhe në sektorin publik mund të jetë më e madhe pasi aktualisht shpenzohen 22 për qind të buxhetit për paga dhe kjo përqndje pa rënë ndesh me politikat e FMN-së mund të shkojë në 30 për qind, ku mbi 80 mijë shërbyes civilë do ta kishin pagën mesatare 1000 euro. Pra, mjaftojnë vetëm vendime dhe guxim, tjerat arrihen me punë e përkushtim./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit