11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

A e dini edhe sa para i duhen Behgjet Pacollit për t’u bërë miliarder?

Rekomandime

Ministri i Jashtëm në Detyrë i Kosovës dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli, konsiderohet si një prej personave më të pasur në Ballkan.

Sipas listës së Celebrity Net Woth, ai numëron një pasuri prej 900 milionë dollarësh, që do të thotë se i nevojiten edhe 100 milionë dollarë për t’u bërë miliarder.

Ndonëse ekzistojnë disa raporte se Behgjet Pacolli gëzon një pasuri multi-miliarderëshe, Celebrity Net Worth ka publikuar listën ku numëron fitimet e tij.

- Advertisement -

Siç shkruan në portalin e kësaj, Pacolli shumën më të madhe të parave të tij e fiton në bazë të biznesit që e drejton.

Ai është drejtor ekzekutiv i Mabetex Group që është një kompani ndërtimi dhe inxhinierie zvicerane.

Duke drejtuar këtë, Pacolli raportohet se ka fituar minimumin rreth 600 milionë dollarë, ndërkaq gjatë një kampanje disa vite më parë ai deklaroi se ka prona rreth 470 milionë dollarë.

- Advertisement -

Kujtojmë se në Kosovë, Pacolli posedon një prej hoteleve më luksoze në vend, Swiss Diamond Hotel.

Sipërfaqja e hoteli llogaritet në 22 mijë metra katrorë hapësira të shfrytëzuara, e cila ishte privatizuar nga Pacolli me një vlerë pre rreth 2 milion euro ndërsa sot ai e vlerëson Hotelin me një vlerë prej 42 milion eurosh.

- Advertisement -

Ndërkaq, ai posedon edhe dy hotele të tjera një në Zvicër dhe një në Italinë e Veriut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit