1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A e ka humbur NATO Turqinë? SHBA: Të tërhiqet! Keqardhje që zgjodhi sistemin rus “S-400”

Rekomandime

Blerja që Turqia bëri nga Moska e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse “S-400” ka nervozuar SHBA-në, që i kërkoi që të tërhiqet nga ky vendim, edhe pse Ankaraja tashmë ndodhet shumë hapa përpara, në fazën e testimit. Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e përshkroi si fatkeqësi zgjedhjen e Ankarasë.

- Advertisement -

“Ne kemi nevojë për Turqinë që të jetë një partner i mirë në NATO për të ndihmuar në sigurimin e anës jugore të Aleancës. Shumë keq që ata zgjodhën ta bënin këtë duke blerë sistemin ajror “S-400”. Ne i ftojmë ata të rishikojnë dhe të tërhiqen.

Turqia duhet të jetë një anëtare e NATO-s. Shkova në rajon për t’u siguruar që partnerët e NATO-s në rajonin e Mesdheut Lindor gjetën një mënyrë paqësore për të zgjidhur mosmarrëveshjet detare. Ka një mosmarrëveshje mbi ujërat territoriale.

Ka mekanizma, ka mekanizma ligjorë, rregulla ndërkombëtare, që mund ta zgjidhin atë. Shtrëngimi, kërcënimi, aktiviteti ushtarak nuk janë zgjidhje. Shpresoj që secila palë e përfshirë do ta shohë atë dhe do të kthehet në tryezën e negociatave, duke zgjidhur mosmarrëveshjet mbi zonat detare” tha ai.

- Advertisement -

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë tendosur ndjeshëm, aq më tepër në muajin e fundit, pasi gjatë konfliktit mes Ankarasë dhe Athinës për detin, Pompeo zhvilloi një vizitë në Greqi dhe Qipro, ku simbolika ishte e qartë, pro Greqisë.

Pak ditë më parë ishte sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg që shprehu shqetësimin duke thënë se “S-400” janë një kërcënim për avionët aleatë”. Turqia është anëtari i parë dhe i vetëm i NATO-s, që ka blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore “S-400”, teksa SHBA-ja ka sistemin mbrojtës “Patriot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit