Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda një periudhe kohore brenda 40 ditësh, si rezultat i vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, sot ka takuar ndaras përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.
Gara pritet të jetë tejet e ashpër, dhe partitë politike pritet që të dalin me emra për kandidatë për kryeministër.
Sinjale ndërkohë janë lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ka qenë deputetja Doruntinë Maloku e cila ka publikuar një fotografi në zyrat e LDK’së, duke i thurur lavde Kujtim Shalës.
Maloku ka njoftuar se nga sot Shala është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave, duke shtuar se Lidhja Demokratike është “akademi”
“Kolegu ynë, Kujtim Shala, nga sot, është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
#LDK është Akademi!”, ka shkruar Doruntinë Maloku.
https://www.facebook.com/doruntine.e.maloku/posts/10164702917845515