19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ndahen 50 milionë euro subvencione për bujqit, 5 milionë prej tyre për naftën e fermerëve

Rekomandime

Qeveria e Kosovës parasheh 50 milionë euro për subvencione në bujqësi këtë vit.

Sipas konceptit të risive në programin e pagesave direkte, për herë të parë nga paslufta subvencionohet nafta për fermerët.

- Advertisement -

“Për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqve tanë do t’i subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro, duke ia subvencionuar vlerën prej rreth 0.36 cent për litër naftë të përllogaritur me hektarë të poseduar të tokës së punuar”, thuhet në këtë koncept.

Po ashtu 8 milionë euro do të ndahen për inpute bujqësore për plehërimin pranveror.

- Advertisement -

“Njëherit me një vlerë 8 milionë euro për grurin, misrin, fasulen dhe pataten do të subvencionojmë inputet bujqësore për plehërim pranveror në vlerë prej 150 euro për hektarë për grupin ndërsa me nga 100 euro për hektarë për misrin, fasulen dhe pataten”.

Do të ketë edhe rritje të mbështetjes për grurë me 474 euro për hektarë, 324 më shumë se vitin e kaluar, do të ketë 119 për qind më tepër rritje të mbështetjes për misër për dallim me vitin e kaluar, 118 për qind më tepër mbështetje për patate e fasule.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media tha se në mars do të hapen programet e subvencionimit. Ai ka thënë se nuk do të ketë vonesa.

“Kemi bërë të ditur se programet e subvencionit do shpallen në këtë muaj dhe nuk do kemi vonesa por përkrahje rekorde për bujqit, te ne prodhimi i ulët vendor dhe varësia e plotë në imputet e importuar na ka bërë që të goditemi të parët nga kriza. Asnjë qeveri nuk i ka përkrahur bujqit, ne po e shtojmë ketë përkrahje, me subvencionimin e naftës ne i ndihmoj ata me 50 milionë euro”, ka thënë ai. “Sot duke mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, Qëveria do subvencionojë naftën për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro, ata do subvencionohen edhe për plehërim pranveror”.

Ndërkaq për grurin subvencionimi është 474 euro për hektarë, 324 euro më shumë se vitin e kaluar ose rritje 216%, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit