12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Epidemiologu Suedez: Nuk do të kemi valë të re të koronvirusit në vjeshtë, do të jemi imunë

Rekomandime

Njerëzit të cilët mbrohen nga koronavirusi duke falënderuar karantinave do të sëmuren kur të hiqen të gjitha ndalimet dhe atëherë të gjitha vendet do të kenë shkallën e tyre të vdekjes, ka deklaruar një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë suedeze, epidemiologu Johan Giesecke.

- Advertisement -

Ai tha se për shkak të të ashtuquajturit model suedez, ai ishte shpallur i çmendur një muaj më parë dhe akuzoi se politika suedeze po vriste të moshuarit, por tani gjithnjë e më shumë njerëz janë të interesuar për këtë qasje.

Në Suedi, situata me epideminë tani është e tillë që numri i pacientëve as nuk bie, as nuk rritet, dhe autoritetet po presin që të kthehet trendi dhe numrat të fillojnë të bien.

“Jeta në Suedi nuk është normale, por nuk kjo nuk është çështje e urdhëresave. Ne u kemi sqaruar njerëzve se çfarë është sëmundja dhe si duhet të mbrohen dhe ata e respektojnë atë. Njerëzit askund nuk janë budallenj, nëse u tregoni atyre se çfarë është e mirë për ta dhe nëse këtë e shpjegoni, ata do t’ju dëgjojnë”, thotë Giesecke.

- Advertisement -

Ai ende beson se frika nga koronavirusi është e ekzagjeruar sepse shumë pak njerëz sëmuren dhe shumica dërrmuese kanë simptoma të buta, ose nuk i kanë fare.

Giesecke pret që, duke falënderuar kësaj qasjeje, një pjesë e madhe e popullsisë në Suedi do të fitojë imunitet deri në vjeshtë dhe se nuk do të ketë më rritje në numrin e pacientëve.

- Advertisement -

“Ne presim që virusi të jetë i pranishëm gjatë verës, por nuk do të kemi një valë të dytë në vjeshtë, sepse do të kemi imunitet kolektiv deri në shtator”, thotë Giesecke.

Giesecke pretendon se e njëjta qasje si në Suedi u propozua nga ekspertë edhe në Norvegji dhe Danimarkë, por që politikanët vendosën të miratojnë modelin e shumicës dhe futën bllokadën e plotë.

Eksperti suedez thotë se në rast të një valë të dytë, askush nuk duhet të shpallë karantinë.

“Sigurohuni që të mbroni të moshuarit dhe të sëmurët, ndërsa të rinjtë nuk kanë nevojë të mbrohen. Ata duhet të lejohen të përhapin sëmundjen. Të gjithë do të marrin shkallën e vdekshmërisë së tyre kur të fillojnë të hapen. Njerëzit që nuk kanë vdekur tani do të vdesin kur t’i lironi nga karantina”, thotë Giesecke.

Ai beson se epidemia do të përfundojë deri në Krishtlindje dhe se vaksina, kur të ndodhë, do të jetë e kotë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit