8.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Avdyli tregon se “GUXO” synon të ndahet nga Grupi Parlamentar i VV-së sapo t’i bëjnë gjashtë deputetë

Rekomandime

Deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani, ka lënë të kuptohet se partia “GUXO” synon që të krijojë grup parlamentar të veçantë në Kuvendin e Kosovës, ani pse në zgjedhje kanë garuar me një listë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe në Kuvend janë në kuadër të GP të Vetëvendosjes.

Avdyli ka thënë se aktualisht s’mund ta formojnë, meqë janë vetëm pesë deputetë, megjithatë shton se në rast se do të bëhen gjashtë, do të synojnë ta krijojnë grupin e tyre parlamentar.

- Advertisement -

“ Pyetje me vend, e vërteta është qe ne jemi me rregulloret e Kuvendit, duhet të jemi gjashtë deputet, dhe ne jemi pesë deputet, dhe me pesë nuk mundemi të formojmë grup parlamentar, por në momentin që bëhemi gjashtë, tash nuk e di qysh mund të bëhemi gjashtë, a ose hyn naj deputet tjetër, ose shkon naj deputet…apo vjen naj deputet nga një grup tjetër parlamentar, nuk mund ta dimë, ne jemi të interesuar të kemi edhe grup parlamentar”, ka thënë Avdyli në DPT te Fidani.

Ai ka folur edhe për atë se ku qëndron partia “GUXO” në matje të elektoratit. Sipas Avdylit, në rast se shkohet në zgjedhje të reja, “GUXO” është më lartë se AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Sa i përket koalicioneve, Avdyli ka thënë se nuk do të bëjnë kurrë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit