7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lladrovci ua ndalon drejtorëve të shkollave të marrin pjesë në aktivitete të fushatës zgjedhore

Rekomandime

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit ua ka ndaluar të gjithë drejtorëve të shkollave që të marrin pjesë në aktivitete partiake para dhe gjatë fushatës zgjedhore.Sipas një email-i të siguruar nga KALLXO.com, drejtori i Arsimit, Muhamet Gjokaj është thirrur në legjislacionin për zyrtar publik.“Të nderuar drejtorë dhe drejtoresha. Bazuar në legjislacionin në fuqi, si zyrtar publik, ju ndalohet pjesëmarrja në aktivitete partiake gjatë para fushatës dhe fushatës zgjedhore”, ka shkruar Gjokaj.

- Advertisement -

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtorin Gjokaj i cili konfirmoi se iu kanë kërkuar drejtorëve që të mos marrin pjesë fare në mënyrë që sistemi arsimor mos të ketë ngjyrime politike.“I kam njoftu iu ndalohet edhe para fushate dhe gjatë fushatës, që me pas edhe kujdes me marr pjesë në aktivitete zgjedhore. Deri sa të kryhet gjithë procesi të jemi në rregull. Na ua kemi kërku, tash përgjegjësia është individuale, shpresoj që edhe kanë me respektu. Secili e ka një bindje politike na nuk mundemi me ua ndalu atë, po duhet me pas kujdes se nuk iu lejohet, cilësdo parti qoftë. Kjo është bë mos mi dhanë ngjyrime politike sistemi arsimor, me kërkesë edhe të kryetarit dhe në koordinim me ne. Na nuk e kemi cek (orarin), po kjo po i bjen që edhe pas orarit të punës, përgjegjësia mbetet individuale, por ne zyrtarisht u kemi kërku që mos me marr pjesë”, tha drejtori.
Mirëpo, në bazë të Ligjit për Zyrtarë Publik, konkretisht neni 22 paragrafi 1, thotë se zyrtari publik ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitete politike vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe jashtë ambienteve të institucioneve publike.Drejtorët e shkollës si zyrtarë publik kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete politike, vetëm jashtë orarit të punës.

KALLXO.com më 6 shtator 2019 ka raportuar Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit i ka obliguar drejtorët e shkollave të marrin pjesë në një mbledhje të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo ka ndodhur në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.Përmes email-it, drejtorëve të disa shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune iu kërkua që të jenë të pranishëm në takimin ku i ftuar ishte kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, të gjithë kandidatët për deputetë nga kjo komunë dhe drejtori i DKA-së.“Ju ftojmë që nesër më datë 03.09.2019 e Martë, të merrni pjesë në një takim që do të mbahet në: Dijamant – kati II nga ora 15:00. Në takim do të jenë prezent kryetari i partisë, drejtori i DKA-së si dhe të gjithë kandidatët për deputetë nga Komuna e Drenasit. Pjesëmarrja e obligueshme”, thuhej në email-in.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit