12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ukraina ka një kërkesë për Rusinë pas ndërprerjes së rrymës në Centralin Bërthamor të Çernobilit

Rekomandime

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Rusia duhet të bjerë dakord urgjentisht për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet e një linje elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, duke thënë se ndërprerja e energjisë mund të shkaktojë rrjedhje rrezatimi.

Autoritetet ukrainase thanë se centrali, që është vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, po përdor gjeneratorë për furnizim të përkohshëm me energji.

- Advertisement -

Zyrtarët ukrainas thonë se ndërprerja mund të vërë në rrezik sistemet e ftohjes.

“Gjeneratorët me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të furnizuar me energji centralin e Çernobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes do të ndalin së funksionuari, duke e bërë të pashmnagshme rrjedhjen e rrezatimit,” tha zoti Kuleba në Twitter.

Nuk është ende i qartë shkaku i dëmtimit të linjës së energjisë që furnizon Çernobilin, por kjo ndodh në një kohë kur vazhdon agresioni us ndaj Ukrainës. Centrali është nën kontrollin e trupave ruse që nga java e kaluar.

- Advertisement -

Operatori ukrainas i rrjetit tha se pa energji, “parametrat e sigurisë bërthamore dhe rrezatimit” nuk mund të kontrollohen.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tha në një deklaratë se humbja e energjisë në central nuk ka ndonjë ndikim kritik mbi sigurinë.

- Advertisement -

“Vëllimi i ujit ftohës në termocentralin bërthamor të Çernobilit është i mjaftueshëm për ftohje”, tha agjencia e OKB-së, njofto VoA në gjuhen shqipe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit