14.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

A janë mjaftueshëm 100 milionë euro për nevojat e Ushtrisë së Kosovës?

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro nga buxheti i Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo ndarje parashihet të ndahet në Korniza Afatmesme të Shpenzimeve 2022-2024, ku buxheti i ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë do të jetë mbi 100 milionë euro.
A është i mjaftueshëm ky buxhet dhe ku duhet të koncentrohet ky buxhet, Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi për lajmi.net u është përgjigjur këtyre dilemave.Sipas Ibishit, kjo ndarje buxhetore nuk është e mjaftueshme për FSK-në, por që sipas tij është një ndarje që përmbush kërkesat e aleatëve të Kosovës, shkruan lajmi.net.“Nuk është i mjaftushëm, por është një ndarje e konsiderueshme drejt asaj që kërkohet nga autoritetet e NATO-s, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shumë aleatë. Ne SHBA-të i kemi aleatë dhe normal në bazë të vlerësimeve dhe kërcënimeve deri tash, kërcënimeve që vijnë nga terrorizmi dhe Rusia e vendet e tjera që paraqesin destruksion në sistemin global por edhe rajonal të sigurisë.”, tha Ibishi për lajmi.net.Ibishi, këto ndarje i sheh si tendeca për rritur në 2 për qind por, që sipas tij kjo ndarje ka rritje vetëm 1,3 për qind, e cila për Ibishin nuk është e mjaftueshme në kohën kur FSK-ja është në fazën e tranzicionit për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për infrastrukturen.“Mendoj që tendencat janë që të rritet deri në 2 përqind në zonën e të hyrave të buxhetit të Kosovës, ndërkohë në këtë rritje me 100 milionë ne kemi 1,3 perqind të rritjes, mendoj që nuk është e mjaftueshme, tash kur jemi në fazën e transizicionit të FSK-së me ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore rreth pajisjeve të infrastrukturës që kërkon një mori nevojash që parashtrohen para saj”, ka shtuar ndër të tjera gjatë prononcimit për lajmi.net.Për Ibishin 100 milionë, nuk mjaftojnë për mbylljen e të gjitha pikave që sipas tij janë planifikuar për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.“Dhe mendoj që duhet të vazhdohet edhe pse tash përmes asaj të mundshmes prap mendoj se se është një ndarje e konsiderushme por që nuk është e mjaftueshme që të mbyllen të gjitha ato që janë planifikuar edhe për këtë vit por edhe për vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.Sipas Ibishit, FSK-së i nevojiten ndarje buxhetore për plotësimin e nevojavë si dhe sipas tij të çështjeve të tranzicionit 10 vjecar, që sipas Ibishit, Fsk-ja ka për tendencë që ky tranzicion të shkurtohet në bazë të buxhetit.“Për çështjen e plotësimit të nevojave por edhe çështjen e transizicionit 10 vjecar e cila mund të shkurtohet në bazë të asaj se mund të ndajmë mjete buxhetore domethënë, është e gjitha tendenca që FSK-ja nga ajo vetedijesuesja që e ka pasë në bazë të këtyre ndryshimeve ligjore dhe thirrjeve që u janë bërë në vitin 2013 ku Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjet edhe të ministrisë së Mbrojtjes edhe FSK-së ku shihet rritja nga 2500 në 5000 pjesën aktive dhe 800 nga 3000 për pjesën rezervë“, ka thënë ndër tjera ai.Ibishi, uron që mos të ketë ulje të buxhetit vitin e ardhshëm, dhe ai shpreson të ketë vazhdimësi të trendit të rritjes, në mënyrë që sipas Ibishit, FSK-ja të vazhdojë në fazat e anëtarësimit në NATO dhe që më pas të bëhet si organizatë funksionale.“Gjithsesi është ndarje e konsiderueshme dhe kjo duhet të shkojë në mënyrë të vazhdojë kjo ndarje në mënyrë të rritjes, shpresojmë që në vitin e ardhshëm të mos ketë ulje të buxhetit, mendoj që në vazhdimesi kjo do të shkojë në trend të rritjes e gjithë kjo që tranzicioni të shkojë në mënyrë të përfituar dhe çka parashihet që FSK-ja të kalojë në fazat e parapara deri në anëtarsimin e NATO-s dhe mandej janë çështje tjera që FSK-ja bëhet si organizatë funksionale dhe e barabartë me forcat tjera”, ka përfunduar Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi.Buxheti prej 100 milionësh për FSK-në parashihet të ndahet nga fillimi i vitit të ardhshëm, ku për herë të parë parasheh një shumë të tillë./Lajmi.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit