9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë, Ramush Haradinaj e pyet Kurtin

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që po mbahet tani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte i brgosur.

Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezlkuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pshkën në dorë me Iuftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

“Dhe e dyta çka po i sjell Kosovës tregona kur po shkon në Bruksel”, tha Haradinaj.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i kërkoi Haradinajt që të ketë kujdes me fjalorin parlamentar.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pasi pardje kryeministri Kurti gjatë deklarimit të tij para medieve në Bruksel ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Përëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që mund të ecin përpara drejt integrimit në BE.

- Advertisement -

Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eIiminimi nga skena politike e KRlMlNELËVE të Iuftës, megjithatë ai nuk e ka specifikuar se për kë saktësisht e ka fjalën.

Në anën tjetër, të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejtë, nëse i përmbahen tri, le të themi, vlerave shumë të rëndësishme.

- Advertisement -

E para është demokratizimi, e dyta është sundimi i Iigjit, dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën, pra eIiminohen nga skena politike e institucionale, KRlMlNELËT e Iuftës.

Edhe më tej në Ballkan Perëndimor kemi edhe KRlMlNEL të Iuftës dhe KRlMlNEL të paqe të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen.

Demokratizimi kundër autokracisë, sundimi i ligjit kundër monopolit dhe oligarkëve dhe ballafaqimi me të kaluarën, meqenëse kemi përjetuar 4 Iuftëra në Ballkan, përgjegjësit për të cilët, dhe shumë prej fajtorëve, qoftë urdhërdhënës qoftë si ekzekutor vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet politik”, ka sqaruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit