1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A ka ndikuar Vjosa Osmani në shtimin e votave për Vetëvendosjen, deklarohet Shpend Ahmeti

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, derisa, është pyetur edhe për atë se sa i ka ndihmuar Vjosa Osmani Lëvizjes Vetëvendosje që të marrin një numër më të madh të votave.

Ahmeti vlerëson se KQZ-ja ka bërë punë të jashtëzakonshme deri më tani, derisa, ka folur për sfidat që kanë pasur në ditën e zgjedhjeve për shkak të kushteve të rënda të motit.

- Advertisement -

KQZ kanë bërë punë të jashtëzakonshme, uebsajti nuk ka ra.

Atë ditë edhe ditën edhe natën kemi qenë të angazhuar me pastrimin e borës sepse është dashtë me dërgu fletëvotimet nëpër fshatra, ka ra tepër shumë borë edhe e ditshim që menjëherë kanë me thanë nuk i pastruan apo keni dashtë mos me votu.

Nuk ka pas asnjë qendër që është vonuar në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti në Dukagjin.

- Advertisement -

Ahmeti është pyetur se si ka ndikuar Vjosa Osmani në totalin e votave që ka marrë lista e Vetëvendosjes.

Mendoj që Vjosa nuk është puna që i ka qu vota LVV-së, mendoj që ishin dalë mirë megjithatë, megjithatë, disa votuesve të LDK-së ua ka bërë më të lehtë të votojnë për Vetëvendosjen, mos të kish shku një votues tradicional i LDK-së e kish pas shumë telashe me ja qit votën LVV-së.

- Advertisement -

Fakti që Vjosa ka shku e ka bërë më të lehtë atë fakt sepse njerëzit kur e ndërrojnë votën e kanë shumë siklet me ja qit votën tjetër kujt, posaçërisht votuesit e LDK-së e kanë votuar LDK-në, po kësaj here e kanë bërë më të lehtë”, ka thënë ai.

Megjithatë, Ahmeti thotë se nuk e di nëse Osmani do të dilte me këtë numër të votave po të kandidonte me listën e saj.

A do të dilte me këto përqindje po të kandidonte vet nuk e di, po megjithatë unë e thash nuk ka pas askush legjitimitet si kjo listë, e unë mendoj që sa më shpejtë të krijohen institucionet është më mirë.

Mendoj që pritjet janë të mëdha do të jetë problematike pak, ky numër i madh i deputetëve nuk ka kuptim që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje sepse dalin edhe më keq këto parti, kushton ajo jemi në pandemi”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit