1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A mund ta përmbysin rezultatin votat me kusht në ndonjë komunë? Në Prishtinë do të numërohen mbi 2 mijë vota

Rekomandime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt të dielën (14 nëntor).

Gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10,303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Pas procesit të verifikimit të tyre, janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990. Arsyet e refuzimit mund të kategorizohen në 3 grupe: Votuesi me kusht ka votuar më shumë se një herë; votuesi me kusht nuk është në listën e votuesve; dhe votuesi me kusht nuk është nga komuna në të cilën ka votuar.

- Advertisement -

Pra, në vazhdim do të numërohen 9,313 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, rezultati i të cilave i bashkohet rezultatit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime dhe votave nga jashtë Kosovës.

Prishtina ka më së shumti vota me kusht, gjithsejtë 2378, e pasuar nga Prizreni me 1363.

Në tabelën më poshtë mund të shihni në secilën komunë ku është zhvilluar balotazhi se sa vota me kusht do të numërohen.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit