-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A mund të ketë tentativë për rrëzimin e Qeverisë në seancën e nesërme të Kuvendit?

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur Kuvendin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër. E kjo pas takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të QUNT-it, i cili erdha pas këto shteti kërkuan nga Qeveria e Kosovës që në Kosovë të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshme kushtetuese.

- Advertisement -

Pavarësisht se kjo situatë ka ngjallur reagime të shumta, nuk po shihet si rrezik që nesër në këtë seancë të jashtëzakonshme të ketë tentativë për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci ka thënë për lajmi.net se çështja e referendumit të Serbisë nuk është ka sjellë situatën që të tentohet rrëzimi i qeverisë.“Nuk besoj që mundet me pas ndonjë tentativë për rrëzim të qeverisë.

Kemi pas situate shumë më shumë të tensionuar siç është reciprociteti me Serbinë ose hyrja e aeroplanëve serbë në Kosovë ka qenë shumë më e ndjeshme si situatë dhe nuk e ka rrëzuar qeverinë ose nuk ka pasë tendencë.

- Advertisement -

Në këto kushte, në këto momente i gjithë faktori politik shqiptar duhet me qenë unik, nuk është problem kush është në qeveri sepse kushdo që vjen nesër edhe dialogun ka me pasë prapë në tavolinë dhe duhet zgjidhje dhe zgjidhja është kur krejt janë bashkë”, është shprehur ai.

Por, pavarësisht kësaj, ai ka konsideruar se pozita dhe opozita do të jenë në një linjë sa i përket kësaj çështje.

- Advertisement -

“Me sa e pash reagimin e liderit të LDK-së dhe PDK-së janë në përkrahje. Këtu mund të ketë edhe kalkulime politike, por prapëseprapë ne këto raste kur ka kalkulime politike do të digjen sepse është interes nacional me qenë bashkë”.

Sipas tij, kërkesa për lejimin e këtij referendumi në Kosovës është bërë pasi shtetet e QUINT-it janë në mes të palës kosovare dhe asaj serbe.“Shtetet e QUINT-it e bëjnë thirrjen sepse janë në mes të të dyja palëve dhe ai është roli i tyre.

Por, është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës me vendos konfrom rendit kushtetuese të Kosovës.

Më duket që është shtjerr çdo mundësi që Serbia sa herë të ka dëshirë me organizua procese të tilla, qoftë zgjedhore ose referendume, në territorin e Kosovës, te cilin nuk e njeh dhe nuk e pranon si shtet”, ka shtuar ai.Ndërkaq, Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës kanë konsideruar se kërkesa e Serbisë për mbajtjen e referendumit në Kosovë është praktikë e një modeli rus, që kë mbështetjen e Federatës Ruse.

Në anën tjetër, partitë opozitare në vend janë shprehur kundër këtij referendumi duke kërkuar nga krerët e shtetit që mos të aprovojnë kërkesën e shteteve të QUNT-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit