10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Pas reagimit të Adelinës, arsyetohet Alketa, fajin ia hedh jurisë

Rekomandime

Alketa Vejsiu nuk ka rreshtur se kritikuari gjatë tërë ditës festivalin e 58-të të këngës në RTSH, e ku në fokus e ka pasur jurinë e këtij festivali

Prezantuesja shqiptare, e cila mbrëmë u kritikua aq shumë saqë shumë komentues nëpër rrjete sociale e quajtën si një festival të saj ka thënë sot se “ishte juria shqiptare ajo që e eliminoi nga gara Elvana Gjatën”.

Por, reagimet ishin të mëdha dhe para pesë orëve, Adelina Ismaili e ka goditur ashpër Aleketën, duke e kritikuar atë në anën e “mafisë” e jo “artit”.

- Advertisement -

Pas pesë ore ka ardhur reagimi i Alketës, e cila është munduar të arsyetohet në një koment të saj se ajo ishte kundër vlerësimit të jurisë shqiptare, pasi që, sipas saj, “juria ndërkombëtare kishte votuar për Elvanën”.

“Diskutimi nuk duhet të përqendrohej vetëm tek dy pretendentet kryesore, por tek juria dhe sistemi votimit!”, ka qenë përsëri komenti i Alketës.

Madje, prezantuesja ka guxuar ta marrë rolin e jurisë duket thënë se Eli Fara është dashur të kalojë në finale.

- Advertisement -

“Veçanërisht @elifaramari dhe @stresi qe s’duhet të mungonin në finale!”.

Ajo prapë ka insistuar se në vend që të flitet për dy pretendentet kryesore në këtë festival, debati duhet të ishte fokusuar në jurinë, duke aluduar kështu në aspektin e gjykimit profesional te jurisë.

 

View this post on Instagram

 

Faleminderit me shpirt te gjitheve! Ishin 3 nete te paharruara! #superkast #fest58 Diskutimi nuk duhet te perqendrohej vetem tek dy pretendentet kryesore, por tek juria dhe sistemi votimit! Faleminderit vecanerisht per interpretimin e fuqishem dhe emocionues Live @alberije_hadergjonaj nder qe ishe ne kete Festival! @era_rusi_official uragan me hititn me te mire ever! @kamelaislamaj nje kengetare jazzi si askush tjeter! @oltabokaofficial super dinjitoze me nje kenge profesionale @valonshehuofficial rock star @sarabajraktari_ zbulimi i ketij edicioni @bojkenlako me nje nga Kenge risi dhe aq aktuale @genalito_official shqiponja qe ngriti zemrat peshe @kanitasofficial qe ishte nje nga baladat me te bukura @kastro_zizo_ gjithmone i guximshem @tirigjoci nje vokal unik @genc_tukici nderi i tradites @aldobardhi super novator @robertberishaofficial kengetar i vertete live @renisgjoka me timbrin e tij unik @devisxherahu me serenaten e tij melodike @wendimancaku nje potencial i vertete i te ardhmes Dhe vecanerisht @elifaramari dhe @stresi qe sduhet te mungonin ne finale! Sot i gjithe diskutimi i dites eshte perqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria! Ndjej deytrimin e madh moral qe ate qe nuk e thashe dot ne skene deri ne fund te gares per secilin nga ju per tju trajtuar barazisht t’jua them ketu! Faleminderit shume qe ishit me skuadren e ketij produksioni kete vit! Keni qene te jashtezakonshem!?

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

- Advertisement -

“Sot i gjithë diskutimi i ditës është përqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria! Ndjej detyrimin e madh moral që atë që nuk e thashë dot në skene deri në fund të garës për secilin nga ju për t’ju trajtuar barazisht t’jua them këtu! Faleminderit shumë që ishit me skuadrën e këtij produksioni këtë vit! Keni qene të jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Alketa.

Më parë, Alketa kishte shkuar me anë të një postimi në Facebook duke e mbrojtur shoqen e saj Elvanën dhe duke kritikuar jurinë dhe gjykuar ata në aspektin profesional.


“I uroj suksese Arilenes për fitoren! Sa më mbarë për Shqipërinë në Eurovision! Por nuk mund të le pa falënderuar Elvana Gjatën! Atë që u klikua në 2 javë më shumë se të gjithë, 3 milion e 500 mije herë! Nuk mund ta mohoj që kënga e saj ishte festa e këtij Festivali! Që Elvana ishte lajmi i këtij edicioni, zëri dhe energjia e rinisë që vallëzoi në një sallë të ngurtë, që beri bashkë Shqipërinë, Kosovën dhe Diasporën! Garat shpallin fitues, por jo humbës; sepse hitet nuk vdesin kurrë.

Pas këtij Festivali që e kam bërë me shpirt, mund të them që s’kam qenë dhe s’do bëhem kurrë palë me asnjë juri, për asnjë motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellësisht keq që në platformën e këtij Festivali nuk munda dot ti jap zë, zërit të publikut! Me falni nëse ju kam zhgënjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmërinë tuaj! Elvana Faleminderit! Ti erdhe në këtë Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje për garë për të konfirmuar atë qe je, sepse ti thjesht Je!”, kishte shkruar Vejsiu.

E pas këtij statusi kishte reaguar Adelina Ismaili, e cila e kishte akuzuar Alketën për jo objektive, që nuk e përkrah artin e mirëfilltë.

“Arilena ka më shumë sukses ndërkombëtare sesa gjysma e banorëve të shoëbizznesit të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë. Është faji i jonë nëse nuk e njohim. Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshat për gazetarë e rrobaqepësa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash e sponsorësh dhëmbë palarë”, ka shkruar Adelina. Ndërkohë, këto komente kanë nxitur edhe reagime të tjera, ku kishte të atillë që madje do të thonin se do bëjnë edhe peticione që Arilenës ti merret fitorja dhe ajo ti përcillet Elvanës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit