7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

A po bëhet Ballkani me tre Kryeministra shqiptarë? Abazoviq drejt kryeministrisë malazeze

Rekomandime

Kryetari i partisë Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar (URA), Dritan Abazoviq, mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi që nesër me formimin e një qeverie të pakicës që do të shpinte në shkarkimin e Zdravko Krivokapiqit.

Siç ka mësuar jozyrtarisht Portali i Radiotelevizonit të Malit të Zi nga disa burime, qeveria e pakicës do të përbëhet nga URA, SNP dhe partitë e pakicës. Kjo është diskutuar me përfaqësues të partive shqiptare dhe boshnjake. Sipas këtij propozimi, në Qeveri nuk do të kishte përfaqësues të DPS dhe DF.

- Advertisement -

Në këtë mënyrë, Abazoviq do të bëhej kryeministri i parë shqiptar i shtetit malazez.

Po ashtu, tri shtete në Ballkan do të kishin kryeministra shqiptarë. Republika e Kosovës me kryeministër, Albin Kurtin dhe Republika e Shqipërisë, me Edi Ramën.

Në anën tjetër, shqiptarët mbajnë edhe pozitat e tre diplomatëve kryesorë në shtetet e Ballkanit.

- Advertisement -

Maqedonia e Veriut ka ministër të Jashtëm, Bujar Osmanin.

Kosova ka ministre të Jashtme Donika Gërvallën, ndërsa Republika e Shqipërisë, Olta Xhaqkën.

- Advertisement -

Shqiptarët janë të emëruar edhe në pozitat e tri kryetarëve të Kuvendit në Maqedoni të Veriut, Kosovë e Shqipëri. Talat Xhaferi, Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla kanë këto tri pozita në tri shtetet respektivisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit