11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

A po e paralajmëron dorëheqjen Glauk Konjufca?

Rekomandime

Posti i kryetarit të Kuvendit, është bërë shkaku kryesor, që dy partitë politike Vetëvendosje dhe LDK të mos kenë një marrëveshje.

- Advertisement -

Mbrëmë, për më shumë se dy orë zgjati takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, madje në objektin e kuvendit, u panë edhe ambasadorët e QUNT-it, por pa ndonjë rezultat.

Të prerë dhe pa ndryshuar mendje, u shprehën të dy kryetarët, të cilët nuk lëshojnë “pe” nga ofertat e tyre të fundit.

Madje, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha para mediave se Glauk Konjufca nuk do të dorëhiqet, transmeton IndeksOnline.

- Advertisement -

Por, ky i fundit sot në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Bruksel, foli ndër të tjera edhe për suksesin e procesit zgjedhor në Kosovë, derisa tha para pjesëmarrësve se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Kjo deklaratë e Konjufcës, erdhi menjëherë pas takimit të mbrëmshëm mes Kurtit e Mustafës dhe ambasadorëve të QUNT-it, derisa posti që po mbanë ai është bllokada kryesore.

- Advertisement -

Ndryshe, kanë mbetur edhe gjashtë ditë këto dy parti kanë afat për të krijuar institucionet, ndërsa ende nuk dihet se kur krerët e tyre do ta kenë takimin e radhës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit