4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A po i vaksionon Serbia qytetarët në Veri të Kosovës? Deklaratat kontradiktore dhe paralajmërimi i Hotit

Rekomandime

Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç vaksinat e para të Pfzer/BioNTech kanë filluar të merren në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Por qeveria e Kosovës thotë se këto vaksina nuk kanë hyrë në Kosovë në rrugë zyrtare.

Qeveria e Kosovës mohoi që të kenë hyrë në rrugë legale vaksinat kundër Coronës nga Serbia në veri të Kosovës, ndonëse nuk e mohoi faktin që në veri tashmë ka filluar vaksnimi i disa personave të moshuar.

Disa media në Prishtinë instervistuan disa serbë të moshuar që tashmë e kishin marrë vaksinën.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, tha mbrëmë se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër coronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfzer/BioNTech.

Kjo vaksinë para disa ditësh arriti në Serbi dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq e mori atë para kamerave.

- Advertisement -

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare.

T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, deklaroi Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore dhe se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

Do të ndërmerren masa ligjore

Qeveria e Kosovës reagoi pas deklaratave të presidentit serb.

Sipas informacioneve të saj zyrtare, ajo nuk është në dijeni që në veri të Kosovës ka filluar vaksionimi kundër Covid-19.

“Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna. Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje, as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë në reagim kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit çdo produkt që hyn në Kosovë duhet t’u nështrohet rregullave. “Çdo produkt mjekësor që hyn në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet rregullave të importit, qoftë ai donacion apo import i rregullt, duke pasur autorizim- marketing për produktin, të lëshuar nga AKPPM (Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale).

Nëse një produkt nuk e respekton këtë procedurë të rregullt, ai konsiderohet produkt ilegal. Ndërsa organet kompetente ndërmarrin veprimet e duhura ligjore”, thotë Hoti.

Njëra nga partitë më të mëdha opozitare Partia Demokratike e Kosovës tha se “Serbia, përmes pandemisë, po e cënon sovranitetin e Kosovës”. “Kjo mënyrë e depërtimit të Serbisë në Kosovë, njëherë me teste, pastaj me personel shëndetësor, e sot edhe me vaksina, shpërfaq strategjinë e Serbisë, që përmes pandemisë, ta shkelë dhe dobësojë sovranitetin e Kosovës dhe ta avancojë agjendën e saj kundër shtetit”, tha në një deklaratë sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë: Angazhim për sigurimin e shpejtë të vaksinës

Aktualisht autoritetet e Kosovës janë duke hartuar strategjinë dhe janë duke u përgatitur që sapo Kosova ta sigurojë vaksinën kundër Covid-19 të mund të fillojë vaksinimi, ndonëse, akoma nuk kanë publikuar një plan të qartë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se tashmë e kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër coronavirusit të ri.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se institucionet janë të angazhuara që sa më shpejt ta sigurojnë vaksinën, por nuk ka konfirmuar nëse Kosova po zhvillon negociata me kompanitë Pfizer dhe BioNTech për sigurimin e vaksinës së tyre.

Ajo që dihet është, se Kosova pret që të marrë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, ndërkaq pjesën tjetër do ta blejë vetë.

Programi COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra dhe sipas agjencisë Reuters, deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinave, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë.

Programi COVAX nuk ka marrëveshje për vaksinën e kompanisë Moderna, apo atë të Pfizer/BioNTech./ DW

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit