7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E akuzuan për ndërhyrje në Gjykatë, Von Cramon Enver Hoxhajt: Kjo s’ndodh në demokraci, ndoshta në vendin tuaj po

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pasi ky i fundit e quajti interferim politik vizitën e eurodeputetes në Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

Von Cramon në një replikë në Twitter ndaj Hoxhajt ka shkruar se si eurodeputete nuk do të ndërhynte asnjëherë në procesin e punës së Zyrës së Prokurorit Special dhe kjo është shumë e qartë, raporton Gazeta Express.

Eurodeputetja tutje i ka thënë Hoxhajt se ndërhyrja në punën e gjyqësorit mund të jetë e zakonshme në vendin tuaj por nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale.

“Duhet t’i dish strukturën dhe punën e Zyrës së Prokurorit Special dhe Gjykatës Speciale. Asnjë nga ne nuk do të ndërhynte në asnjë proces. Pse duhet ta bëjmë? Për neve kjo është e qartë kristal. Si mund ta mendosh këtë? Ndoshta është e zakonshme në shtetin tënd, por të siguroj se kjo nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale. Më vjen keq, por kjo është pjesë e punës time. Ti ndoshta nuk e kupton por si Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës unë duhet ta informoj vetveten se si zbatohet sundimi i ligjit në Kosovë. Sikurse paraardhësi im që ka bërë, e kam bërë edhe unë”, ka shkruar Von Cramon në replikën e saj në postimin e Hoxhajt në Twitter.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit