2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A po i vjen fundi Vuçiqit? Paralajmërohet ndërrimi i pushtetit në Serbi

Rekomandime

Kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) Dragan Gjilas ka thënë se është i sigurt që në periudhën e ardhshme prej një viti e gjysmë do ndërroj pushteti në të gjitha nivelet në Serbi, shkruan “Danas”.

Ai për agjensionin “Beta” tha se optimizmin e vetë e bazon para së gjithave në atë që populli ka mundur frikën dhe nuk dëshiron më të jetoj në shtetin në të cilin funksionarët janë të ndërlidhur me krimin e organizuar edhe korrupsionin.

- Advertisement -

Gjilas vlerëson se deri në fund të vitit të ardhshëm do të shpallen zgjidhjet e reja në të gjitha nivelet, sepse gjendja aktuale në të cilën një njeri dhe një parti kanë pushtet të pakufishëm – është e paqëndrueshme dhe shpie Serbinë në thye-qafje.

“Ky pushtet sillet sikur nuk do agoi asnjëherë dita. Është momenti i fundit që nga Serbia të krijojmë shtet normal ku do të sundoj Kushtetuta edhe ligji dhe ku sistemi i vlerave në të gjitha fushat nuk do të jetë në nivelin e “Zadruges” edhe “Parovi”’, tha kreu i SSP.

Në intervistën për “Beta” që do të publikohet në vikend, Gjilas foli edhe për rëndësinë e marrëveshjes eventuale mes pozitës edhe opozitës nën ndërmjetësimin e Parlamentit Evropian dhe kushteve nën të cilat opozita do të dal në zgjedhje.

- Advertisement -

Gjilas përmendi hapat e parë që do të ndërmarr opozita nëse vjen në pushtet dhe gjithçka çka munden qytetarët të preson nëse vjen tek ndërrimi i pushtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit