8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qëndron Kastrati ia ngatërron emrin Nol Nushit i thotë Don Lushi

Rekomandime

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, si duket ia ka ngatërruar emrin bashkëpartiakut të tij Nol Nushit.

Ai e quajti atë “Don Lushi”.

- Advertisement -

Nuk dihet se a është ndonjë lëshim i tij apo është ndonjë nofkë, me të cilën e quajnë Nushin.

Kastrati njoftoi në konferencën për media se nga 13 aktivistët e arrestuar të PSD-së, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prej 13 të arrestuarve që kanë qenë sot, 6 pre tyre janë dërguar në mbajtje 48 orë, do të thotë kryetari Dardan Molliqaj, sekretarja Teuta Rrusta, Natyra Kuçi, Don Lushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi, sot iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit.

- Advertisement -

Sot në shërbim të qeverisë dhe në mungesës së transparencës, policia dhe prokuroria është vendosur dhe po tenton ta ndalë dhe ndërpret protestën, reagimin dhe rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë.

Ne si PSD kërkojmë urgjent që duhet të lirohen edhe këta 6 aktivistë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit