Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka anuluar të gjitha vizitat në botën e jashtme për shkak të, sipas fjalëve të tij, “situatës në Kosovë”, transmetojnë mediat serbe.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” ajo ka marrë vesh nga kryesia serbe se Vuçiq i ka kërkuar falje “mikut të tij të madh” presidentit të Egjiptit Abdel Fattah El-Sisi për shkak të anulimit të pjesëmarrjes në tubimin e madh COP 27, i cili do të mbahet në Sharm Al-Sheik më 7 nëntor.
Në tubim do të marrin pjesë të gjithë liderët botërorë prej presidentit amerikan Joe Biden, presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e të tjerë.