11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kujdes! Policia e Kosovës ka blerë radarë në vlerë gjysmë milioni euro

Rekomandime

Policia e Kosovës është pajisur me radarë të ri.

Afër gjysmë milioni euro janë blerë pajisje për matjen e shpejtësisë së automjeteve.

- Advertisement -

Këto pajisje do të shërbejnë për identifikimin e ngasësve të automjeteve, të cilët bëjnë kundërvajtje në tejkalimin e shpejtësisë.

Vlera e paraparë për këtë tender ka qenë 1 milion e 259 mijë euro, derisa oferta me e lirë ka qenë 449 mijë e 700 euro.

Operatori ekonomin fitues i këtij tender për t’i pajisur me radar Policinë e Kosovës është “DARDANIX”, biznes individual në pronësi të Fitim R. Bilalli.

- Advertisement -

Emërtimi i thirrjes së këtij tenderi është “FURNIZIM ME RADAR DORE, MOBIL DHE PAISJE ELEKTRONIKE MOBILE PER KONTROLLIM DHE IDENTIFIKIM TE KUNDERVAJTJEVE NË TRAFIK”.

Në dosjen e tenderit nuk është specifikuar sasia e këtyre pajisjeve.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit