3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

A të ka ardhë inati që të ka shkarkuar Albin Kurti? – Përgjigjet Avdullah Hoti

Rekomandime

Kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për shkarkimin që ia bëri Albin Kurti, në kohën sa mbante postin e zëvendëskryeministrit.

- Advertisement -

I pyetur se a i ka ardhë inati kur është shkarkuar nga Kurti, Hoti është përgjigjur se nuk di se si ta shpjegojë tani atë ndjenjë.

“Nuk e di drejt më të thënë, tash nuk di me shpjegu. Ne e patëm një marrëveshje një bashkëpunim, nuk eci përpara, e ndërruam kaq. Ne i dhamë mundësi këtij. Ne e kemi bërë kryeministër këta – bashkë sigurisht por pa ne nuk ish bë”, është shprehur Hoti në emisionin Oxygen.

Madje, Hoti është shprehur se ai ka ndikuar tek Vetëvendosje që Vetëvendosje të jenë më “institucionalist”.

- Advertisement -

“Unë kam punuar me ta (Vetëvendosjes) edhe sa kam qenë shef i grupit parlamentar të LDK-së për dy vjet – kam punuar me ta për me i pru këndej, me i bo më institucional. Edhe në qeveri jam mundu me i ndihmu që mos me bë lëshime, mos me bë gabime”, ka deklaruar kryeministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit