3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A u bindët që mësuesit tanë e kanë vendin në burg

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Para nje viti e pata shkru një tekst me rastin e 7 Marsit qysh mësuesit kosovarë nuk duhet me i uru, por me i shti në burg. Reagimet ishin tepër të ashpra ndaj meje.

Ndërkohë, në vitin 2022, pra në shekullin 21, në Festën e Abetares në Pejë, qindra fëmijë po kënaqeshin e po festonin në sallën e sporteve. Në tribuna, të ndarë me rrjetë, qëdronin të vecuar 10 nxënës të komunitetit RAE. Pra, i kishte vecuar mësuesja, duke konsideruar që ata nuk janë si ne.

Për më tepër, aty gjendeshin një dyzinë mësuesisht tjerë dhe asnjëri s’u kujtua të ndërhynte dhe t’i tregonte mësueses që kjo nuk ka logjikë, është e gabuar, është racizëm dhe fashizëm i skajshëm.

- Advertisement -

Ata, duke përfshirë drejtorin, nuk ndëryjnë pasi janë të njëjtë. Nuk i njohin normat elementare të edukimit. Kanë nevojë vet për riedukim urgjent. E riedukimi më së lehti bëhet në burg. Burgjet edhe ashtu quhen intitucione të riedukimit.

Nëse qëndrojnë të tillë, atëherë ata kanë me vazhdu me i eduku keq fëmijët. Për më tepër, edhe nëse ndonjë prind është i emancipuar dhe i ngritur intelektualisht, i edukon vet si duhet fëmijët e vet, ata i c’edukojnë. Ua heqin nga koka ato që ua mësojnë edhe prindërit. Kjo, pasi kanë norma tjera në kokën e tyre.

- Advertisement -

Mjerimi ynë nuk fillon pse na ka faj Evropa, ky popull a ai popull. Mjerimi ynë fillon në bankat e shkollës. Ajo pamja e trishtë në Pejë është tregues i qartë pse ne jemi llumi i botës. Pse jemi të fundit në Pisa. Pse jemi vet pisa, të padijshëm dhe të pacivilizuar.

Prandaj, sa më shpejtë ti riedukojmë mësuesit tanë, aq më shpejtë kemi me fillu me u kthjellë e me dalë prej mjerimit. Dhastë Zoti që ka me ndodhë para se të braktiset pjesa më e madhe e Kosovës!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit