-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A u la anash BE-ja pas ftesës së SHBA-ve? Lajçak jep një përgjigje të fortë për këtë çështje

Rekomandime

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura.

Sidoqoftë, në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë, Lajçak nuk përmendi njohjen reciproke, si pjesë e marrëveshjes, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Unë do të jem shumë i qartë .Marrëveshja i zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Në fund të këtij procesi duam që të kemi zgjidhur të gjitha çështjet meqë mandati im nuk pret që të jem ndërmjetësues i dialogut përgjithmonë.

BE –ja nuk i detyron palët të pranojnë diçka që nuk duan. Roli unë është që të sigurojmë që dialogu të jetë i bazuar në vlerat evropiane, dhe që gjithçka që arrihet ta afrojë Kosovën dhe Serbinë sa më afër BE-së”, ka thënë ai.

- Advertisement -

I pyetur se a ndihet BE-ja e lënë anash në këtë proces pas ftesës së Richard Grenellit në Uashington, ai pati një koment goxha të ashpër.

“Nuk komentoj për aktivitetet e të tjerëv. BE-ja nuk mund të lihet anash, dhe askush tjetër nuk mund të ofrojë të ardhmen evropiane pos BE-së. Përveç nëse nuk doni të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit